Vuno

Ne veri te Himares takohemi me fshatin me te pare, Vunone, ndertuar ne formen e nje teatri ne kembet e malit te Cikes. Gjendet paksa larg nga deti ne nje lartesi 176 m mbi nivelin e detit dhe karakterizohet nga shtepite e gurta te ngritura permbi rrugicat e shtruara me pllaka te gurta. Vunoi ndahet nga deti me nje rafshnalte mbushur me nje ullishte te pafund dhe peme te tjera frutore qe perben nje pasuri te vertete per banoret e tij. Ne qender te fshatit ngrihet ketu e dyqind vjet me pare kasha e Panajase (Shen Marise). Gjithashtu ndodhen dhe kasha te tjera si ajo e Joan Pagezuesit, Manastiri I Shen spirdhoni, si dhe kasha e Shen Mehillit ne pjesen lindore te manastirit.
Bregu I mrekullueshem i Jalit ne forme gjusem hene rrethohet nga brigje me nje bimesi te dendur makjesh, dafine, sqine, trendafil i eger dhe bime te tjera me arome dehese. Kjo bimesi e kombinuar me rreren ngjyre ari dhe ujrat qe rrethojne shtepite qe gjenden buze detit krijojne nje ikone parajse magjike qe e ben udhetarin djeje veen si ne ender. Krejt zona perqark duket si tablo e nje magjie kosmike kur drita e embel e mbremjes shtrihet kudo ne det e ne mal duke krijuar figura dhe iluzione maramendese.