Zona & Objekte kulturore
KESHTJELLA E HIMARES – Qyteti i vjeter i Himares, dhe kalaja ne vetvehte jane nje monument i rendesishem qe ka nevoje per mbrojtje qe te mos pesoje deme te pandreqshme. Ne kete keshtjelle (kala) ekzistojne shenja te prezences se panderprere te njerezve per me shume se 3500 vjet. Ne kete keshtjelle vlen te vecohen objektet:
SHEN MARIA KASOPITRA – Kishe Bizantine me ikonen e Shen Marise qe konsiderohet cudiberese. Ne kohe thatesirash ikonen Himarjotet e nxirnin per litani (lutje) popullore. Populli i lutesh per te rrene shi. Me te vertete cudia ndodhte.
KISHA E EPISKOPISE – Kishe Bizantine. Para nderteses se sotme te kesaj kishe, ne porten e saj, ekziston basoreliefi prej mermeri me shqiponjen Bizantine dykrenare. Ndertesa e episkopise i ka themelet mbi nje ndertese te vjeter qe ishte faltorja e Apollonit.
SHTEPIA E SPIROMILIOS – Eshte ndertese e vjeter e familjes Spiromilo qe ka luajtur nje rol me shume rendesi ne historine e Himares. Spiro Spiromilo liroi Himaren me 1912 nga zgjedha Turke dhe per nje fare kohe ishte udheheqes i saj (Himares).
KISHA E GJITHESHENJTOREVE – Ndertuar me 1775 ne hyrje te kalase, ketu ka predikuar Shen Kozmai nga Etolia. Sot kjo kishe e rindertuar funksionon si Mitropolia e Himares.
SHKOLLA AKROKERAVNE – Shkolla greke e Himares, afer kishes se Gjitheshenjtoreve. Ndertesa e pare u ngrit me 1775, sot shkolla eshte rikonstruktuar.
MONASTIRI I ATHALOCES – Ne plajen e malit mbi Himaren gjendet Monastiri i Shen Marise Athaloces. Shkohet tek ai vetem me kembe.
KISHA E SHEN THEODHORIT – Midis fshatrave Lates (Ilias) dhe Dhermi gjendet Monastiri i Shen Theodhorit.
MONASTIRI I SHEN MARISE NE DHERMI-STAVRIDHI – Ky monastir ndodhet ne kulmin e fshatit Dhermi. Eshte shume i bardhe dhe shquhet per arkitektoniken e tij.
GRAMATA – Ne veri te Palases, ne kepin me te njejtin emer dhe ne gjirin e vogel, ne shkembejt e bregut, gjenden disa epigrame, te gjitha ne gjuhen
Greke. Keto jane shkronja dhe simbole. Nuk eshte vertetuar shkaku i qenjes se ketyre epigrameve. Mbase jane mesazhe qe kane lene marinaret para se te nisen per ne udhetimin detar ne ngushticat e Otrantos per ne Itali. Mund te shkohet ne Gramata vetem me ane te detit.
KESHTJELLA E PANORMIT (Palermos) – Ne Jug te Himares, ne nje gadishull te vogel, brenda gjirit te sigurte me te njejtin emer, ndodhet keshtjella e Panormit, e ndertuar ne fillim te shekullit 19t nga Ali Pashai i Janines dhe qe sot ruhet ne gjendje shume te mire. Keshtjella eshte ndertuar ne vendin e germadhavet te nje kalaje te vjeter dhe te nje monastiri qe eksiztonte atje, sipas pershkrimit te Englezit Lik qe ka vizituar vendin. Ne vendin ku gadishulli lidhet me token ndodhet kisha e Shen Nikolles, per te cilen ekzistojne shume legjenda dhe histori per ndertimin e keshtjelles.
QEPAROI I VJETER (i siperm) – Gjithe fshati ka pamje te bukur dhe arkitektonike tradicionale. Gjithe rugicat me kalldrem dhe kishat e vjetra perbejne nje figure magjepsese. Interes te vecante paraqesin epigramet ne muret e ndertesave te ndryshme. Nga ky fshat e ka origjinen ish Drejtori i CIA Amerikane Xhorxh Tenet.
KISHA E SHEN DHIMITRIT – Ne fshatin e poshtem Qeparo, ndodhet manastiri i Shen Dhimitrit, i bardhe dhe i rindertuar si dhe kisha me te njejtin emer.
KESHTJELLA E SOPOTOS – Afer fshatit Borsh, ne majen e kodres, gjenden germadhat e keshtjelles Bizantine te Sopotos. Rruga per te vajtur atje eshte e veshtire dhe shkohet vetem ne
kembe.
SHPELLA E PIRATEVE – Ne veri te Himares, anes detit ndodhet nje shpelle e madhe, ne te cilen mund te hysh vetem nga deti. Mjedisi eshte interesant dhe bregu ideal per te bere banje i vetem. Legjenta flet se kjo shpelle dikur ishte strehe e pirateve.
PLAZHET – Himara shquhet per plazhet e saj shume te bukur,
shumica me zalle por edhe me rere. Spilea, plazhi qendror i Himares, me shume vizitore ne behar, me tutje Prinos, Potami, Filikuri, me ne Jug Llamana, Qeparo, Borshi
brigjet e Piqernit (Buneci), Lukoves dhe Kakomes ne Nivice (por me rruge te keqe). Poshte kalase se Himares Livadhi
dhe ne veri Jali, Fusha, Zisos, Gjipea, Karkaniqi, Jaliskari ne Dhermi, Palasa dhe Dhraleo.
Ne shume vende ne brigjet e Himares, uji eshte shume i ftohte, per shkak te ujrave nentoksore. Po te largohesh disa dhjetra metra nga keto pika temperatura e detit merr vlerat fiziologjike. Ne muajt e veres, gfrohen barkat e shpejta per te bere xhiro ne brigjet qe ndodhen afer me Spilene.
ALPINIZMI ECJA ME KEMBE DHE KACAVARJE
Akrokeravnet e Himares jane te pershtateshme per alpinizm, kacavarje, dhe ecje me kembe. Majat e Cikes, Avgos, Mesimerit e.t.j. i terheqin alpinistet per ti zaptuar. Ekzistojne rruge te pershtateshme per fillestaret dhe te tjera per alpinistet me pervoje te vecante.


