Palase
Duke udhetuar nga Llogorai drejt Himares fshati i pare qe ndesh udhetari eshte Palasa ose Palesti sipas emertimit te lashte.
Emrin ka te ngjare ta kete marre nga relievi i zones qe ngjan me pellemben e dores. Sipas dialektit te vjeter grek pellemba quhej Palesti (Παλαίστη) qe mandej eshte shnderruar ne Palase. Palasa ka qene edhe nen zoterimin e Amanteve, fakt i cili vertetohet nga gjetjet arkeologjike qe jane dokumentuar here pas here si dhe monedha te shumta ne njeren ane te te cilave shkruhet “Vendi i Amanteve” (“ΑΜΑΝ-ΤΩΝ-ΧΩΡΑ”) (ngulim grek ne Ilirine e jugut).
Kete e vertetojne germimet arkeologjike te italianeve te realizuara vite perpara. Sipas tyre rreth vitit 48 para Krishtit arriti ne Palase Jul Qesari me 20 mije legjionare dhe nje pjese te kavalerise per te sulmuar Pompein. Gjithashtu permendet (nga italianet) qe ne epoken e Perandorise Romake kjo zone njohu dite te lavdishme, zhvillimi ekonomik dhe progresi. Plini permend qe ky vendbanim eshte krijuar per te paren here nga argonaftet kur u kthyen nga Kolkidha dhe u ngjiten aty per te bere flijime per Apollonin dhe per te pyetur Zotin se cfare duhet te bejne qe te kthehen ne atdheun e tyre dhe te mbrohen nga Posidhoni qe po i ndiqte.
Kerkime me te reja shkencore dhe vezhgime provuan egzistencen e nje tempulli fat thenenes i cili kishte zgjatur gjer ne shekullin e trete para Krishtit. Gjithashtu keto germime kane treguar dhe egzistencen e vendburimeve te squfurit dhe te ziftit ne shume pika. Dialekti i banoreve eshte i njejte me ate qe flitet ne Peloponez (Greqi). Fshati perfshin mjaft bukuri natyrore qe ne kombinim me qilimin e gjelbert te ullishtave dhe bimeve te tjera frutore si dhe bregdetin e mahnitshen e te virgjer i japin vendit nje pamje prallore. Ne sheshin qendror te fshatit ngrihet madheshtore nje rrap shekullor. Rruget e ngushta te shtruara me pllaka prej guri na cojne tek shtepite e bardha te fshatit, me oborret e bukura mbushur me garrufulla dhe manxurana.
Nga kulmi i fshatit mund te shijohet pamja e mahniteshme drejt detit Jon. Pastaj nje rruge malore te con drejt maleve Akroqeravne qe ndesh ne nje gremine para se ciles te mbahet fryma. Diku lart duket maja madheshtore dhe pika me e larte Maja e Cikes e mbuluar me debore shpesh edhe gjate veres.


