Hyrje
Ju mirepresim ne Himare. Ju mirepresim ketu ku ngjyra jeshile e ullishteve te pafund bashkohet ne harmoni te plote
me ngjyren blu transparente te detit Jon dhe qiellin e kalter. Ketu ku mikpritja dhe krenaria eshte e njohur per banoret vendas tre mij vjet me pare, sic kane shkruajtur
shume historian te vjeter si Homeri, Plini, Straboni, Thuqidhidhi etj. Vendin qe kane vizituar shume studjues te huaj nga kureshtja qe u ka ngjallur si Bajroni, Liku, Celebi etj.
Eshte bashki rurale pa studim urban. Vendosja e shtepive te vjetra eshte ne baze te trashegimise popullore. Vizitori me te mberitur ne Himare nuk ndjehet i huaj nga
vendasit por do te pritet sikur te ishin njohur qe me pare. Do ti krijohet mundesia, perkrah lokaleve ku do te shijoje kulturen e gatimit vendas te gershetuar me gatimin europian,
te shijoje dhe detin me plazhet e pastert si dhe diellin e forte deri ne perendim, vecori keto te natyres ku vetem Himara mund tjua ofroj.
Pushuesit i krijohet mundesia te vizitoje fshatrat piktoreske, shprehje e trashegimise popullore arkitektonike te bregut, ku gjate vitit mund te marre pjes ne shume
festa tradicionale qe organizohen nga popullsia vendase. Gjithashtu pushuesit i krijohet mundesia te vizitoje kisha te periudhes Bizantine dhe manastire te lashtesise.
Vizitore!
Besojme se do te ngeleni te kenaqur nga pushimet ne Himare per te gjitha sa u ofrojme dhe thame me siper.
Ju urojme mireseardhjen dhe pushime te mbara ne te gjithe bregdetin!




