Ilias

Para se te mberijme ne fshatin e deshmoreve sic quhet shesh Vunoi, kalojme nepermes fshatit mikroskopik Ilias (Λιάτες), I ngritur ne kodren e quajtur Cikopulla dhe konsiderohet me teper si lagje e Vunoit. Numri i banoreve te fshatit nuk eshtee me teper se 200 vete dhe jane ne regjistrin civil te Vunoit. Emri Ilias vjen nga emri i veres me te njejtin emer qe prodhohet nga vreshtat e bolleshme (λιατό κρασί) [Ll. Spiro, Himara, Athine 1966, f 15].

Nje degezim neper nje rruge te pa asfaltuar brenda fshatit te con ne Manastirin e Savridhit. Ky manastir i perkushtohet Theotoqit dhe eshte ndertuar mbi faltoren e lashte te perendise dias dhe Artemisit, perendeshes se gjuetise. Eshte tashme tradite qe ne daten 15 te cdo gushti grumbullohen banore nga gjithe zona per te festuar diten e Shen Marise.

Prane fsahtit gjendet nje bregdet fantastic, Zupa, qe perfundon ne nje gremine madheshtore e krijuar nga shembje tektonike.

Ne Ilias udhetari mund te vere re muret e vjeter te nje keshtjelle (Πύργου-Pirgu) qe gjend aty qe prej 3000 vjetesh. Nje pike e rendesishme eshte dhe Manstiri I Shen Theodhorit. Aty ku bashkohet perroi me detin cfaqet si nje suprize per udhetarin Gjiri i vogel i Ngjipese.