Borsh

Sapo kaperxen Qafen e Thanasit ne Melqinja befas te shaqet nje pamje magjike me nje det te pafund, Borshi!
Nen keshtjellen e Sopotit nen kembet e malit te Picakut shihet lumi si nje gjarper i madh qe del fshehurazi nga pylli dhe ndalon ne delten ne buze te detit. Bregu i detit i Borshit te fton qofte edhe per nje dite te clodhesh prane ujrave te kaltra, ne reren e ngrohte apo nen hijen e tendave ekzotike te ngritura nga banoret vendas te cilat harmonizohen bukur me natyren. Vija e bardhe bregdetare duket e pafundme, me kilometra te tera deri ku arrin syri. Lugina e Borshit me ullinjte dhe portokallet qe i kane shpetuar manise shkateruse te viteve te tranzicionit i shtojne ngjyren e gjelber dekorit blu te detit dhe qiellit qe se bashku perbejne ate magji qe gllaberon shpirtin e njeriut. Male, fushe dhe det! Si nje oaz i pakrahesueshem klimatik dhe njekohesisht origjinal! Ne Borsh nuk gjen hotele te medha dhe ndoshta kjo perben nje perparesi. Ne ditet tona kur brigjet e detit mbushen me beton duket si nje cudi e madhe qe dikush mund te ndeshe natyren e virgjer ashtu sic e krijoi ate Zoti!
Keshtjella e Sopotit eshte nje nga objektet kulturore te Borshit qe gjendet ne majen e kodres se quajtur Kala. Pozicioni i kodres lejon kundrimin pa pengese te nje pamjeje te pakufizuar dhe njekohesisht kontrollin e kalimeve Sarande-Kuc-Vlore. Pozicioni e pershtatshem gjeografik me ujrat e shumta ka favorizuar banimin e kesaj treve qe nga lashtesia. Kalja e fameshme permendet nga burimet bizantine dhe venedikase. Ajo perben ne fakt nje pikemburoje te epokes elenistike dhe bizantine ne nje lartesi 250 m dhe distance nga deti rreth 3 km. Ne pjesen perendimore te kodres se Kalase, ne pjesen e brendeshme qe konsiderohet si vend-ndodhja e nje qyteti antik, rruhen pjese te nje muri rrethues prehistoric. Ne pjesen e brendeshme te themeleve u gjenden kocka qe datohen se i takojne epokes se vone te bakrit. Sipas germimeve dhe studimeve arkeologjike gjetjet arkeologjike, kocka dhe ene qeramike i takojne shekulli te IV-III para Krishtit. Arkeologu i njohur Jano Koci, duke u bazuar tek autoret antike Plini dhe Straboni si dhe vendvensdosjen e mure dhe rrenojave te nje qendre te banuar ne nje siperfaqe rreth 50 hektare dhe limin qe e gjaperon ate (nje shpjegim greqisht i fjales meandria) ka hedhur hipotezen se pikerisht ketu ishte ngritur qyteti i vjeter grek i quajtur Meandria (Jano koci-Giuide turistike-Arkelogji-histori-kulture, Tirane 2006) Nje vendbanim i lashte eshte gjetur gjithashtu ne vendin e quajtur Musga.
Pra ne Borsh udhetari do gjeje ate qe kerkon: legjenda, histori, natye dhe vetmi per ate qe eshte i lodhur nga zonat e zhurmeshme urbane dhe ka vendosur te harroje per pak kohe egzistencen e pjeses tjeter te botes.