Konferenca Panhimariote, Tirane 16-17 Dhjetor 2005



Data, Tema

TIRANE, 16-17 Dhjetor 2005 - "NDERTIMI i se ARDHMES se HIMARES"

Organizuar nga

  • Bashkia e Himares
  • SHOQATA “Bashkimi Himariot”
  • SHOQATA “Intektualet e Pavarur te Himares”

me financimin e Programit te Granteve te vogla "Komisioni per Demokraci", Ambasada e SHBA - Tirane

Rezolute


Konferenca Panhimariote, mbledhur ne Tirane ne datat 16-17 dhjetor 2005,

  • Duke respektuar vullnetin e popullit te krahines se Himares shprehur permes pjesmarrjes se perfaqesuesve nga Himara dhe nga tere viset e Shqiperise dhe permes perfaqesuesve te saj nga tere bota, te perfaqesuar virtualisht ne kete mbledhje
  • Duke shprehur deshperimin per krizen e thelle sociale, ekonomike, mjedisore, kulturore dhe demografike qe po kalon krahina
  • Duke njohur mire potencialin e larte te zhvillimit ekonomik te krahines, te falur aq bujarisht nga natyra, por te krijuar dhe mbrojtur nga himariotet e tere brezave permes perpjekjeve titanike dhe investimeve te bera me gjak e djerse si ne token e tyre dhe ne tere skajet e rruzullit
  • Duke njohur e respektuar historine, traditat e zakonet mijevjecare e kesaj treve te shquar “te penes dhe te dyfekut”, qe kane “care historine si zogjte ne tramundane” “duke i vene gjoksin dovletit”
  • Duke pare me shqetesim ne rritje degradimin ne te cilin po zhytet kjo krahine si pasoje e mosperfilljes se qeverive, te cilat asnjehere nuk kane degjuar zerin e saj te arsyeshem qe kerkon kurdohere te zgjidhe problemet me konsensus dhe ne rruge ligjore
  • Duke shikuar me shqetesim korrupsionin galopant ne fushen e pasurive te paluajtshme dhe pafuqine e ligjit per te ndalur tjetersimin e trojeve e te pareve tane,
  • Duke respektuar kurdohere vullnetin e krahines dale permes nje debati te gjere mbare-krahinor ku jane ftuar te marrin pjese elita e mendimit intelektual dhe pjesa me aktive e krahines dhe tere Bregdetit Jonian,
  • Duke dashur te kontribuoje ne zgjidhjen konsensuale te problemeve madhore qe ka sot krahina si pjese e tere Shqiperise

Kerkon si me poshte:

  • Rritjen e vemendjes dhe perkujdesjeve e institucioneve publike - qe deri tani i ka munguar - ne zgjidhjen e problemeve kryesore qe shqetesojne kete krahine, e cila sipas vleresimit te shume eksperteve te vendit dhe nderkombetare, ngelet nga me te favorizuarat per zhvillimin e turizmit dhe te agrobiznesit
  • Zbatimin e me shume programeve te zhvillimit, sidomos ne fushat e infrastruktures -si rruge, uje, energji, kanalizime-, ne shendetesi, arsim, kulture etj, qe do te sillnin begatine e krahines dhe do te rrezatonin edhe ne zhvillimin e shoqerise shqiptare ne teresi
  • E mbi te gjitha dhe me tere forcen e mundur respektimin e se drejtes se kthimit tek prona e te pareve, duke respektuar keshtu moralin, zakonet dhe traditat e krahines, Kushtetuten e vendit dhe parimet nderkombetare, si nyjen gordiane ne kthimin ne normalitet, duke mirepritur dialogun e munguar me institucionet pergjegjese dhe konsensusin e deshiruar si parimet kryesore ne zgjidhjen e problemit te prones, i cili po e mban tere krahinen dhe bregdetin ne gjendje nokdauni, per shkaqe moskuptimi te specifikes se krahines dhe mosdegjimit te zerit te popullsise,
  • zgjidhjen e ceshtjes se pronave sipas opsionit te propozuar nga populli dhe sipas praktikave te nisura tashme ne dy prej fshatrave te krahines
  • Ndalimin e hemoragjise se largimit se gjakut himariot nga vendorigjina e tyre me brenga e plot nostalgji dhe kthimin e te larguarve nga krahina nga vendi, permes stimulimit te zhvillimit ekonomik e me konkretisht duke zhvilluar ne parametra bashkekohore si turizmin dhe agrobiznesin qe konsiderohen si dy deget kryesore per ringjalljen dhe begatine e ardhshme te krahines
  • Kerkon marrjen e masave imediate per ndalimin e tjetersimit te biodiversitetit dhe trashegimise kulturore – natyrore te pasur te krahines, pasuri qe i perkasi jo vetem Himares,
  • Nxitjen dhe zbatimin e decentralizimit per tere bregdetin Palase - Nivice - Bubar si njesi me vete per vete specifikat e perbashketa gjeografiko - kulturore - etnografiko - historike.
  • Zhvillimin e turizmit, duke synuar zhvillimin e fshatrave ekzistuese si monumente te rendesise se vecante ne kontrast dhe kundervenje me deshirat e popullise lokale sikurse po ndodh me perpjekjet per te ngritur fshatra turistike te tipit “kolonial”
  • Nxit pjesmarrjen e komunitetit dhe pushtetit lokal ne dialogjet institucionale qe synojne zhvillimin e zones sikunder Autoritetet Lokale Zhvillimit te Turizmit

Si dhe

  • Autorizon nje grup te vecante te zgjedhur nga kjo mbledhje me detyre te njoftoje dhe negocioje per ceshtjet e lartpermendura me qeverine lokale, rajonale dhe qendrore dhe partneret e tjere vendore dhe nderkombetare.

Documentacion

Pronat

Reagimi i Shtypit