Shoqata jo-fitimprurese, jo-qeveritare "KOMUNITETI HIMARIOT"
Themelimi i Shoqates "KOMUNITETI HIMARIOT"
Date: 15.02.2002
Grupi themelues
Stavri Marko (Drejtor Ekzekutiv), Theodhori Bollano (Kryetar i Keshillit Drejtues), Kristaq Jorgji, Epaminonda Konomi, Dhimiter Lalazari, Dhimiter Malo, Harilla Duni
Adresa
Rruga “Myslym Shyri”, Pallati Bar "PINDOS", Tirane
Tel.: +355 69 220 7332
E-mail: acrocheranea@yahoo.com, dhermijorgji@yahoo.com
Qellime dhe Objektiva
- Qellim i Shoqates eshte te luftoje per ringjalljen e ndjenjave patriotike te kultures se lashte himariote ose quajtur ndryshe "rikthim ne identitetin patriotik". Ajo do te luftoje me mjete demokratike per te kerkuar te drejtat e trashegimise krahinore, fetare, gjuhesore, artistike. Shoqata mbeshtetur ne traditat e hershme te kultures himariote do te perpiqet te zhvilloje nje openence demokratike me institucionet shteterore per te mos lejuar shkaterrimin ekologjik te flores dhe faunes bregdetare e ujore.
- Ne fushen ekonomike, Shoqata do te luftoje me te gjitha mjetet demokratike brenda kuadrit kushtetues qe e gjithe prona tu kthehet pronareve te ligjshem, dhe do te kerkoje ndryshimin e ketij ligji ne perputhje me kushtet specifike qe ka krahina e Himares.
- Ne fushen kulturore Shoqata "Komuniteti Himariot" do te luftoje per gjallerimin e traditave kulturore te etnografise se krahines, mbeshtetur ne ligjin nr.7962, date 21.06.1995 "Per sistemin arsimor parauniversitar ne RSH-se", ne Kushtetuten e RSH-se, si dhe nga traditat gjuhesore te fshatrave te Himares, do te perpiqemi per hapjen e klasave prane shkollave publike ne gjuhen greke si pjese e edukimit arsimor ne keto shkolla, ne hapjen edhe te shkollave private ne kete gjuhe.
- Ne fushen ekologjike, Shoqata do te luftoje per te kerkuar nga organet shteterore, ndalimin e ndertimeve pa leje, te cilat po shkaterrojne bukurite e krahines si dhe po behen pengese ne zhvillimin e turizmit ne kete zone. Ajo do te sensibilizoje opinionin per ndalimin e ketyre fenomeneve negative.
Organet drejtuese
- Mbledhja e Pergjithshme e Anetareve (Kuvendi i Shoqates)
- Keshilli Drejtues
- Kryetari
Fusha e veprimit, perberja dhe menyra e punes se organeve drejtuese, emerimi dhe shkarkimi i anetareve, dhe ceshtje te tjera te rendesishme te ketyre organeve rregullohen sipas Statutit te Shoqates, si dhe me rregullore te tjera te brendshme qe do te miratoje Keshilli Drejtues.
Shoqata "KOMUNITETI HIMARIOT" ka zgjedhur si Kryetar te Keshillit Drejtues z. Thedhori Bollano dhe Drejtor Ekzekutiv z. Stavri Marko.
Aktivitete
- Konferenca III Pan-Himariote "E kaluara 2600 vjecare - një thesar për të ardhmen e krahines së Himarës" - Dhërmi, Qershor 2011
- Mitingu “Kthimi i pronave tek i zoti është Paqe Sociale, Zhvillim, Qetësi, Begati, Integrim”, Himare 19 Maj 2007
- Konferenca Panhimariote, Tirane 16-17 Dhjetor 2005
Njoftime


